A jeni aq të guximshëm sa të kaloni një natë në këtë shtëpi fantazmash? (Foto)

Në Britani në një lagje ‘39 De Grey rruga Hull’, është i njohur një Hostel i cili ka qenë bosh gati për një dekadë, e kjo falë raporteve që është bërë nga mysafirë të ndryshëm për gjërat misterioze që kanë parë brenda.

Fun

04/04/2016 09:54

Njerëz të ndryshëm kanë raportuar se janë zvarritur nga forca të ndryshme të padukshme, kanë parë objekte fluturuese dhe kanë parë qirinjt teksa ndizeshin vetë, transmeton lajmi.net.

Pronari Andy Yates, 39 vjeçar ka thënë: “Para se të jetoja këtu nuk besoja aspak në fantazma apo gjëra paranormale, me të ardhur këtu po e besoj gjithnjë e më shumë, këtu ndodhin gjëra të pazakonta dhe nuk di si t’i shpjegosh”.

Ai pohon se një herë, kur ai ishte vetëm në shtëpi, e pa hije një fëmijë duke dalë nga podrumi dhe duke ndenjur pezull për rreth 15 minuta.

Ai gjithashtu ka thënë se para disa vitesh një grua e cila tashmë ka vdekur, ka njoftuar policinë nga dhoma e saj sepse ishte tërhequr  zvarrë nga shtrati i saj nga forca të padukshme.

Yates, ka pasur shumë mediume të cilët kanë ardhur për ta vizituar dhe filmuar shtëpinë dhe të gjithë kanë parë të njëjtën gjë.

“Disa prej tyre kanë thënë se besojnë se fëmijët para shumë kohësh kanë qenë të mbyllur në dollap nën shkallë”,  tha Yates.

Nëse ju jeni mbi 18 vjeç dhe mendoni se jeni aq të guximshëm për të kaluar natën në këtë shtëpi, bileta kushton 65 funta./lajmi.net

Residents have reported objects flying through the air and candles blowing themselves out

Mediums say they sense the presence of children who were 'trapped' in the home

Owner Andy Yates said he didn't believe in ghosts – until he lived at 39 De Grey Street

Some mediums believe children were locked in a cupboard under the stairs

The owner says he once went into the kitchen to find steak knives balanced on the plates in his drying rack

Brave ghost-seekers can spend the night at the property on Friday, May 13 for £65