Jemeni, ky shtet që po shndërrohet në një Siri të dytë (Foto/Video)

Mbështetja jonë për intervenimin brutal të Arabisë Saudite është duke e krijuar një djerrinë ku nuk ka ligje, e ku të gjitha grupet ekstremistet, sikur ISIS-i, mund të lulëzojnë.

Bota

25/02/2016 17:31

“Ata na i kanë shkatërruar shtëpitë, na i kanë vrarë djemtë… Çfarë ju kemi bërë ne atyre?”, thoshte ndërkohë që me dorën e djathtë, një plakë fshinte lotët, transmeton lajmi.net.

Nawal al-Maghafi, autori i këtij shkrimi, të cilin lajmi.net e sjellë për ju, tregon se si kudo që ka shkuar përgjatë kampeve e shkollave fillore, rrethohej nga njerëz të ndryshëm që e lutnin t’ia mundësojë ta ndajnë historinë e tyre me njerës në të gjithë botën, raporton lajmi.net.

Por, kjo ia kishte thyer zemrën pasi  ky nuk kishte pasur guxim t’ia tregonte të vërtetën e rëndë, se përtej kufijve, shumë pak njerëz dinë apo ua ndien për Jemenin.

Pavarësisht abuzimeve të tmerrshme të të drejtave të njeriut, përfshirë edhe krimet e luftës të bëra nga të gjitha palët në konflikt, e të cilat janë dokumentuar për muaj të tërë, kjo luftë nuk e ka fituar ende vëmendjen e publikut perëndimor, siç e ka fituar Siria, transmeton lajmi.net.A Saudi soldier fires a mortar towards Houthi movement position at the Saudi border with Yemen

Jemeni është nën pushtim.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite, ka qenë duke e bombarduar shtetin thuajse çdo ditë për gati një vit të tërë.

Tani, qe disa muaj një luftë e madhe ka shpërthyer në Taiz, ku Kombet e Bashkuara i kanë akuzuar luftëtarët Houthi dhe aleatët e tyre, që janë duke i bllokuar furnizimet humanitare në qytetin me 200,000 banorë, raporton lajmi.net.

Konflikti është shpërndarë në të gjithë shtetin.

Sot, civilët janë duke vuajtur nga luftimet të cilat janë duke e gjymtuar Jemenin.

Qysh nga sulmet ajrore të filluara nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, numri i vdekjeve është rritur për më shumë se 60%.

Por, pavarësisht tërë këtyre, edhe sot tragjedia siriane i mbulon ballinat e gazetave në tërë botën, ndërsa katastrofa që po e ngulfat popullin e Jemenit vazhdon të trajtohet me indiferencë.

Nuk është vështirë të gjeni histori të reja se çfarë po ndodhë aty, por është e vështirë të gjesh një politikan apo një votues, që e trajton këtë problem me një brengë të madhe, raporton lajmi.net.

Kjo, me të vërtetë është befasuese.

Ndryshe nga Siria, këtu Britania e Madhe dhe SHBA-të janë dy shkaktarët kryesor të problemit në Jemen.

Që të bëhemi më të thjeshtë, një koalicion i shteteve më të pasura arabe, i ka bashkuan forcat ta bombardojë dhe ta lë të vdes nga uria, një nga shtetet më të varfra në botë, e këtë ato e bën me asistencën e dy shteteve më të pasura dhe më të fuqishme në tërë globin.Soldiers loyal to Yemen's government jump off a truck during a training exercise in the country's southwestern city of Taiz December 13, 2015.

Padyshim që titulli më i përshtatshëm për krizën e pa shpjegueshme në Jemen do të ishte: “Jemeni: lufta e harruar”.

Autori i këtij shkrimi tregon që vazhdimisht është pyetur se nëse është situata kaq katastrofike, pse populli Jemen nuk po ikë sikurse sirianët?

Por, për këtë ka përgjigje, pasi që populli në Jemen është në kurth.

Kur lufta kishte filluar me 26 mars, të gjitha portet e daljes së këtij shteti, ishin mbyllur.

E gjithashtu ishte vënë edhe një bllokadë në gjërat ushqimore dhe tjerat të nevojshme.

Shtetet të cilat i kishin hequr vizat për shtetin Jemen, si p.sh., Egjipti, Jordania, Libani etj, tani i kanë mbyllur dyert e tyre.

Çdokush që kërkon vizë, shpejt e zbulon që asnjë nga këto shtete nuk ka ndonjë ambasadë në funksion sot në Jemen.

Mirëpo, mijëra civilë kanë arritur të largohen për në Xhibuti me anije, edhe pse shumë nga ta nuk i mbijetojnë rrugëtimit të rrezikshëm, transmeton lajmi.net.

Për shkak që nuk ka kampe zyrtare të refugjatëve në atë shtet, hotelet u marrin jemenve shuma të mëdha parash, gjë që i bën ata të kthehen nga kanë ardhur.

Me luftën në vazhdim, infrastruktura dhe institucionet e shtetit janë duke dështuar një nga një.

Papunësia është në nivel ekstrem, ndërsa më shumë se gjysma e studentëve janë larguar nga universiteti.

Kjo ka shkaktuar që të hapen mundësitë për rekrutimin e tyre nga grupe ekstremistëve, siç është Al-Kaeda.

Sot, shteti është një djerrinë ku nuk funksionon ligji, e ku ekstremizmi është duke lulëzuar në një nivel alarmant, dhe nuk do të shkojë gjatë e do të kthehet në një dhimbje ndërkombëtare koke.

Tetorin e kaluar, Britania dhe SHBA-të kishin arritur t’i bllokojnë planet që Kombet e Bashkuara të fillojnë një investigim për krime potenciale lufte të kryera nga Arabia Saudite në Jemen.Yemeni supporters of the southern seperatist movement fire towards Huthi rebels during clashes in the city of Aden

Kjo na lë të kuptojmë se fuqitë botërore tani veç sa e kanë caktuar se në cilën anë duan të jenë, pasi që kjo u ka mundësuar Arabisë Saudite ta hetojë veten përmes komisioneve të brendshme, raporton lajmi.net.

Prandaj, herën tjetër kur i dëgjoni diplomatët britanikë dhe ata amerikanë duke u shprehur me zemërim të thellë për krizën në Siri – siç edhe duhet – mos harroni se çfarë ata duan që ju të injoroni janë: që është një tjetër komb, dhe tjerë njerëz, që janë duke vuajtur po aq shumë.

Vetëm se kur vjen puna tek tragjedia e Jemenit, që të dyja, SHBA-të dhe Britania, kanë gisht në këtë punë dhe duhet t’i fajësojmë. /lajmi.net