Jemen: Megjithë armëpushimin, sulmet ajrore vazhdojnë

Një armëpushim i ri është thyer brenda një ore, pasi kanë vazhduar sulmet ajrore të udhëhequra nga Arabia Saudite, meqë ka pasur raporte për luftime tokësore në qytetet Sana dhe Taiz.

Bota

12/07/2015 20:44

Armëpushimi ishte arritur pas negociatave të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara dhe filloi mbrëmë në mesnatë, ndërsa parashihej të zgjaste deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, për të lejuar hyrjen e ndihmave të domosdoshme humanitare për miliona njerëz në pragë të urisë.

Cak i një sulmi ajror ishte një kamp ushtarak i përdorur nga forcat që janë lojale ndaj kryengritësve, ndërsa në tjetrin është goditur një konvoj i tyre. Sulme ajrore janë ndërmarrë edhe në kryeqytetin Sana.

Të dy palët e fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.