Jemen: Marrëveshje mes Qeverisë dhe rebelëve

Zyrtarët e qeverisë jemenase dhe rebelët shiit nënshkruan një marrëveshje paqeje sot pas disa ditëve të dhunës në të cilën më shumë se 140 njerëz u vranë.

Bota

22/09/2014 00:56

Lajmi që u bë i ditur nga televizioni shtetëror, nuk përmendi detajet e marrëveshjes. 

I dërguari i OKB-së në Jemen Jamal Benomer tha se dokumenti do të “hedh bazat për një partneritet kombëtar, sigurinë dhe stabilitetin e vendit”. 

Vetëm disa orë më parë, media shtetërore njoftoi se kryeministri Mohamed Salem Basindva dha dorëheqje, por zyra e presidentit e ka demantuar një lajm të tillë, duke thënë se kjo kishte qëllim krijimin e ndjenjës së pasigurisë në vend.

Basindva ka qenë në pushtet që nga viti 2012. Informacione kontradiktore u përhapën ndërsa rebelët shiitë, të njohur si Hoti, pushtuan disa ndërtesa strategjike të rëndësishme në kryeqytetin Sana, të tilla si Ministria e Mbrojtjes, Banka Qendrore, një nga bazat kryesore ushtarake dhe Universitetin Iman.