Jeep sjellë modelin Grand Cherokee Trackhawk me 707 kuaj-fuqi (Video+Foto)

Jeep ka prodhuar modelin më të ri të quajtur Grand Cherokee Trackhawk, i cili është një nga veturat më të shpejta në botë të segmentit SUV.

Auto & Tek

11/05/2017 15:49

Kjo kompani ka vendosur që këtë model së pari ta shesë në tregun australian, por në vetëm 200 njësi, transmeton Lajmi.net.

Grand Cherokee Trackhawk vjen me një motor 6.2-litërsh V-8 që prodhon 707 kuaj-fuqi, duke u bërë kështu njëra ndër veturat më të shpejta në botë të segmentit SUV.

Ky model i shpejtë dhe luksoz e arrin shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h për vetëm 3,6 sekonda.

Çmimi i tij thuhet se do të sillet rreth 120 mijë dollarë./Lajmi.net/

YouTube player

2018-jeep-grand-cherokee-trackhawk-750x489