Jeep Grand Cherokee me 708 kuaj-fuqi

Javën e kaluar u bë e ditur se Chrysler është duke planifikuar që ta fusë motorin 6.2-litërsh Hellcat V8 në versionin e ardhshëm Grand Cherokee të Jeep.

Auto & Tek

02/06/2015 13:23

Rezultati është 708 kuaj-fuqi dhe 650 çifte rrotulluese, për ta bërë këtë model të Jeep madhështor.

Ky model pritet të arrijë në mesin e vitit 2016, por derisa të vijë ne ju prezantojmë përpunimin e ‘Grand Cherokee’ nga kompania për përmirësimin e veturave Geiger.

Firma gjermane për vetura mendoi t’i shtojë më shumë fuqi modelit aktual të Jeep, dhe kështu bëri, transmeton Lajmi.net.

Me një përmirësim në motorin 6.4-litërsh, fuqia prej 470 kuaj-fuqi u rrit në 708 dhe 572 çifte rrotulluese.

Për shkak të kësaj rritje, Geiger modifikoi edhe armotizatorët dhe anësoret në mënyrë që shpejtësia prej 96kmh të arrihet në vetëm 4 sekonda. Shpejtësia maksimale e kësaj veture tani është 300kmh.

Përveç motorit, ky model tashmë ka edhe një palë rrota të reja 22-inç. Çmimi i këtij përmirësimi ishte 23,000 euro.

489612489613489614489615489619489624