Jeb Bush: Terroristët islamikë duan ta shkatërrojnë civilizimin Perëndimor

Jeb Bush thotë se kjo është një 'luftë e kohës sonë'.

Bota

14/11/2015 01:36

Kandidati për president në Amerikë nga ana e republikanëve Jeb Bush, ka deklaruar se sulmet në Paris janë pjesë e “luftës së kohës sonë”.

“Kjo është një luftë nga terroristët islamikë”,  ka thënë Bush udhëheqësit konservativ të një emisioni, Hugh Hewitt, transmeton lajmi.net.

“Kjo është një përpjekje e organizuar për të shkatërruar civilizimin Perëndimor. Dhe ne duhet të udhëheqim me këtë çështje. Kjo është një luftë e kohës sonë”, ka përfunduar Bush./Lajmi.net