Jeb Bush shpall kandidaturën për president të SHBA-ve

Vëllai i ish-presidentit të SHBA-ve, George W. Bush ka bërë të ditur se po shikon mundësinë e futjes në garën presidenciale të vitit 2016. Ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush do të eksplorojë në mënyrë aktive mundësinë për t’u zgjedhur president, ka shkruar ai në Facebook.

Bota

16/12/2014 18:42

Bush ka pikëpamje pro-emigrantëve, një çështje që pritet të jetë kryesorja në fushatën e vitit 2016.

Bush nuk është i vetmi emër familjar që mund të garojë për president në përfundim të mandatit të Barack Obamës. Edhe ish-sekretarja e Shtetit dhe ish-Zonja e Parë, Hillary Clinton gjithashtu është pretendentja kryesore për t’u zgjedhur kandidate e Partisë Demokratike.

Deklarata e Jeb Bush është e para nga kandidatët e Partisë Republikane. Nëse do të zgjidhet president, atëherë ai do të bëhet anëtari i tretë i familjes së tij që bëhet lider i SHBA-ve.