‘Je dashnia’, projekti më i ri muzikor nga Yllka Kuqi

Këngëtarja Yllka Kuqi e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

ShowBiz

19/06/2018 16:08

‘Je dashnia’ mban titullin kënga e cila do të publikohet me videoklip nën koreografinë e Jeton Vorfit, shkruan lajmi.net

Këtë e bëri të ditur vetë Yllka nëpërmjet disa fotografive të shkëputura nga klipi pranë të cilave ka treguar se kënga e re do të publikohet nesër (e mërkurë) në ora 18:00.

Ndryshe Yllka njihet për stilin e saj të veshjes dhe elegancën që tregon andaj edhe në videoklipin e punuar nga Max Production shihet e tillë.

Shpesh është kritikuar për zbulimin e tepruar të gjoksit por në disa intervista ajo pati thënë se mediat po i egzagjërojnë gjërat dhe se veshja e tillë është në trend./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkM_bwIHrMQ/?hl=en?&taken-by=yllkakuqi

https://www.instagram.com/p/BkNSSDeHF6I/?hl=en?&taken-by=yllkakuqi