Jay Z tregon të vërtetën se përse nuk shkoi në dasmën e Kanyet dhe Kim

Kanye West ishte befasuar pasi miku i tij më i afërt nuk ishte në dasmë.

ShowBiz

18/06/2018 13:44

Pas lansimit të albumit ‘Lemonade’ të Beyonces ku fliste për tradhëtinë e reperit, ata janë rikthyer fuqishëm me një album të përbashkët ‘Everything is Love’, shkruan Independent transmeton lajmi net.

Përmes tekstit të një kënge ai ka treguar arsyen se përse nuk ishte pjesë e dasmës së çiftit të famshëm, Kanye West dhe Kim Kardashian.

Jay-Z shprehet në këngë se nuk do të shkojë në festat e të tjerëve në rast se ai dhe gruaja e tij s’po merren vesh me njëri-tjetrin. Për reperin nuk ka rëndësi edhe nëse shtëpia ka marrë flakë, është i gatshëm të digjet në të vetëm e vetëm që të mos largohet nga familja. Në fund përfundon duke thënë se nëse “miqtë” nuk e kuptojnë një situatë të tillë, nuk janë në të vërtetë miqtë e tij.

Flitet se Kanye kishte vendosur që jay Z-në ta kishte shoqërues por  ky i fundit i vuri kusht që asnjë kamerë televizive nuk do të filmonte Beyonce-n dhe vogëlushen Blu Ivy.

Sipas disa burimeve të tjera arsyeja e vërtetë ka qenë kriza në çift, e cila e ka ç’orientuar reperin për të munguar në festën e mikut të tij. /Lajmi.net/