Jay Z në gjykatë për atësinë e 22-vjeçarit (FOTO)

I riu që pretendon se është djali i Jay Z e ka çuar çështjen në gjykatën federale, në mënyrë që të provojë se producenti i famshëm është babai i tij.

ShowBiz

27/02/2016 09:19

Ngjarja vazhdon që prej 2011 kur u bë publike dhe 22 – vjeçari i kërkon Jay Z të bëjë testin e ADN – së sepse siç pretendon, ai është fryt i një lidhjeje që Jay Z ka pasur me mamanë e tij Wanda, në vitet 90’.

Rymir Satterthwaite i cili së fundmi ja delegoi kërkesën e tij gjykatës federale u shpreh për “Radar Online’’ se nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje atësie, por që sistemi gjyqësor të funksionojë ashtu siç duhet dhe jo të ndikohet nga fuqia e njerëzve të pushtetshëm.

“Për 5 vite me rradhë, familja ime dhe unë kemi luftuar shumë fort dhe nuk do të ndalojmë derisa të zbulohet e vërteta dhe të vihet drejtësi”, – deklaroi 22 – vjeçari.

Djali ka një ngjashmëri të madhe me producentin, gjithashtu  i ngjan edhe mamasë së Jay Z, asaj që ai e quan gjyshe biologjike./klan

jay z

 

 

 

 

 

 

 

jay z son 3