Jay Z flet për herë të parë pas albumit të Beyonce (FOTO)

Jay Z është parë me bashkëshorten e tij, Beyonce në një takim romantik gjatë natës derisa në të njejtën kohë ai ka publikuar një këngë lidhur me albumim shumë të përfolur të bashkëshortes së tij, 'Lemonade'.

ShowBiz

25/05/2016 11:58

Reperi dhe bashkëshortja e tij janë vënë në qendër të thashethemeve pas lansimit të albumit të Beyonce muajin e kaluar me tittull ‘Lemonade’ e që thuhej se fliste për tradhtinë bashkëshortore.

Jay Z është kundërpërgjigjur albumit me një këngë “freestyle” me një remix të këngës së Fat Joe, “All the Way Up”.

“Limonada është një pije popullore dhe është mbijetesa e të “vegjëlve” thuhet në tekstin e reperit, transmeton Klan Kosova.

Kënga ka bërë që të gjithë të flasin lidhur me këtë pasi në kohën kur ajo është bërë publike, reperi është parë bashkë me këngëtaren e njohur dorë për dore në qytetin e Neë Yorkut.

Sipas raportimeve deri tash, thuhet se kjo nuk do të jetë hera e fundit që Jay Z do të japë mendimet e tij lidhur me “Lemonade”.

Thuhet se ai do të zbulojë shumë më shumë kur të lansojë një album të ri ku thuhet se do të flasin edhe lidhur me problemet martesore.