Jay Z e tradhtoi Beyoncen?

Martesa e Jay Z me Beyonce është duke u lëkundur, pas spekulimeve të fundit se reperi amerikan e ka tradhtuar bashkëshorten e tij me modelen belge Claudia Scheelen. 27 vjeçarja, në vitin 2012 Miss Belgjika, është një fanse e madhe e Jay Z. Madje, ajo ka rrëfyer për tabloidin britanik ‘The Mirror’, se muajin e…

ShowBiz

24/11/2013 13:00

Martesa e Jay Z me Beyonce është duke u lëkundur, pas spekulimeve të fundit se reperi amerikan e ka tradhtuar bashkëshorten e tij me modelen belge Claudia Scheelen.

27 vjeçarja, në vitin 2012 Miss Belgjika, është një fanse e madhe e Jay Z. Madje, ajo ka rrëfyer për tabloidin britanik ‘The Mirror’, se muajin e kaluar, babai i Blue Ivy kishte flirtonte me të në klubin e natës ‘Anwerp Magic’. Ai kishte shpenzuar 8000 dollarë për shampanjë dhe e kishte shikuar bukuroshen me vëmendje.

“Unë isha me shoqe dhe ai na dërgoi një shampanjë neve. Ajo kishte 6-8 litra, ishte ‘Ace of Spades’. Ai më tha mua se e kishte vizituar krejt botën, por që femrat e Antwerpit janë më të bukurat”, kishte deklaruar belgja seksi.

Sipas Scheelen, Jay Z nuk kishte folur aspak për gruan dhe vajzën e saj. Por, pasi filluan të shtoheshin spekulimet se ata të dy e kishin kaluar natën bashkë, Sheelen i ka hedhur poshtë ato përmes një postimi në Twitter.

“Kam mbetur e shokuar kur e kam parë emrin tim të përfshihej në një artikull të Jay Z. Tabloidet më kanë përdorur mua për të thurur diçka që nuk ka ndodhur. Jay Z ishte në ‘Magic’ me stafin e tij, duke e festuar ditëlindjen e Robinson Cano. Mua mu ofrua një shishe shampanje nga dikush prej stafit të tij dhe ai person me tha se Jay Z i pëlqente femrat në atë klub. Asgjë më shumë, e as më pak. Unë jam fanse e madhe e Jay Z e Beyonce. Unë i respektoj ata në çdo mënyrë”, ka shkruar modelja belge.