Jay Z e fton 12 vjeçarin në skenë

Kur një fansi 12 vjeçar, Jay Z ia ofroi mundësinë që ta shfaqte talentin dhe aftësitë e tij përpara mikrofonit, atmosfera u bë edhe më e zjarrtë, në koncertin e reperit amerikan, të cilin e mbajti në Greensboro, North Carolina. Djaloshi i ri, i quajtur Justin Kyler, e pranoi me qejf këtë ofertë dhe ata…

ShowBiz

08/01/2014 07:00

Kur një fansi 12 vjeçar, Jay Z ia ofroi mundësinë që ta shfaqte talentin dhe aftësitë e tij përpara mikrofonit, atmosfera u bë edhe më e zjarrtë, në koncertin e reperit amerikan, të cilin e mbajti në Greensboro, North Carolina.

Djaloshi i ri, i quajtur Justin Kyler, e pranoi me qejf këtë ofertë dhe ata kënduan së bashku. Pasi dukej se po hezitonte në fillim, ai më pas e impresionoi reperin Jay Z, duke e këndur hitin e tij Clique, duke lënë sigurisht disa fjalë pa i thënë.

Më vonë, djaloshi e mori surprizën e dytë, kur iu kërkua nga Jay Z që të takoheshin sërish në prapaskenë dhe ai e pranoi këtë ofertë. Kushedi, ndoshta në të ardhmen Kyler mund të bëhet një reper i njohur.