Jawbone zbulon gjurmuesin e fitnesit Up3

Linja e gjurmuesve të fitnesit do të ketë një gjurmues të ri në kohën e festave. Jawbone njoftoi sot se ka arritur modeli i tyre i përsosur i varëses i quajtur Up3.

Auto & Tek

06/11/2014 13:04

Up3 është një varëse e cila ka disa senzorë të rinj, duke përfshirë atë për monitorimin e zemrës dhe senzorin tjetër – Up Move, i cili është një gjurmues gjithashtu i fitnesit që mund të vendoset në rrobat tuaja apo në rripin e varëses.

Jawbone duket ndryshe nga varëset e tjera në treg. Kjo varëse vjen në dispozicion me ngjyra të hirit dhe të zezë, dhe është gjithashtu rezistente ndaj ujit, transmeton Lajmi.net.

Brenda në rrip janë një grup i monitoruesve, duke përfshirë një matës të shpejtësisë, një bio-senzorë dhe disa senzorë të lëkurës dhe ambientit.

Kjo varëse gjurmuese mundëson që të gjurmohen normat e pushimit të zemrës, një karakteristikë kjo që varëset e tjera nuk e kanë.

Jawbone pretendon se përditësimet e ardhshme do të mundësojnë që senzorët të kapin edhe më shumë të dhëna të shëndetit.