Javier Zanetti i del në mbrojtje Lionel Messit

Javier Zanetti i ka dalë në mbrojtje Lionel Messit.

Sport

24/06/2018 20:06

Ylli argjentinas po kalon një periudhë të vështirë në Kupën e Botës me kombëtaren e tij, ku rrezikojnë edhe eliminimin.

Për paraqitjet e dobëta të Argjentinës një pjesë e fajit i është hedhur edhe Lionel Messit, dhe për këtë gjë Zanetti mendon se nuk është aspak e drejtë.

“Leo është në telashe sepse ekipi po kalon nëpër vështirësi, por i gjithë faji nuk duhet të zhvendoset tek ai”, ka deklaruar Zanetti.

“Ai është kapiteni ynë, pika jonë e referencës, është top lojtar që e kemi, dhe kjo nuk duhet të ndryshojë të menduarit rreth tij shkaku i këtyre gjërave. Ne duhet të jemi mirënjohës që ai është argjentinas”

“Besoj se Messi dëshiron më shumë se kushdo tjetër që ndeshja me Nigerinë të jetë një ndeshje e shkëlqyer jo vetëm për të, por për gjithë ekipin”, ka përfunduar Zanetti./Lajmi.net/