Javi Martinez ka një lajm të keq për tifozët e Bayern Munichut

Javi Martinez ka pësuar një lëndim te skuadra e Bayern Munichut.

Sport

03/02/2018 11:10

Bayern Munich ka njoftuar se mesfushori Javi Martinez ka pësuar një lëndim.

Kampioni i Bundesligas nuk ka dhënë një datë të saktë për rikthimin e spanjollit, por do të mungojë për sfidën e së shtunës kundër Mainzit.

Martinez është një prej futbollistëve kryesorë te skuadra e trajnerit Jupp Heynckes. /Lajmi.net/