Javi Martinez afër rikthimit nga lëndimi

Lojtari i Bayernit, Javi Martinez është afër rikthimit nga lëndimi, pas shtatë muajve që qëndroi jashtë fushave të lojës.

Sport

31/03/2015 00:04

Mesfushori i Bayernit, Javi Martinez ka zbuluar se pritet të rikthehet nga lëndimi i tij shumë shpejtë.

“Ne nuk kemi ndonjë datë specifike për rikthimin tim, mirëpo unë pritet të jem gati shumë shpejtë”, tha Martinez për TZ.

“Unë kam ende punë për të bërë, por jam në fazën finale të rikuperimit tim. Është çështje ditësh, ndoshta javësh”, përfundoi spanjolli.