Javët e Demarkacionit, a do të jetë kjo vendimtarja? – Lajmi.net
Javët e Demarkacionit, a do të jetë kjo vendimtarja?
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 12:52, 13 March 2018
Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi po vazhdon të mbetet peng i Kuvendit të Kosovës.

Edhe pse u dërgua tre herë në Kuvend marrëveshja nuk doli në votim, e kjo për arsye të mungesës së votave.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar vendin se nga mosratifikimi i demarkacionit do të humbet shansi për liberalizim të vizave, shkruan lajmi.net.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli paralajmëroi mbrëmë që seanca për këtë çështje do të mbahet gjatë kësaj jave.

Edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli sot e ka thënë të njëjtën gjë.

“Jemi lodhur me deklaratat e politikanëve sot, nesër, unë ju kam thënë qysh moti se në javën e dytë të marsit”, është shprehur Pacolli.

Përkundër këtyre deklaratave, Kryesia ende nuk ka mbajtur një mbledhje për caktimin e kësaj seance, ndërsa koalicioni qeverisës po vazhdon të mos jetë i sigurt se i ka votat e mjaftueshme për ratifikim.

Nga partitë opozitare, Lidhja Demokratike ka thënë se do ta votojë këtë marrëveshje ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbajë qëndrim kundër.

Si pjesë e koalicionit qeverisës, Lista Serbe e cila ka munguar në tri seancat e demarkacionit ka thënë se nuk do të votojë. Këtë e kanë mohuar përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës duke u shprehur se Lista Serbe do ta votojë demarkacionin madje pa asnjë kusht./Lajmi.net/

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO