Javën e ardhshme ulje të temperaturave në vend

Mot me diell do të vazhdoj të mbajë deri ditën e premte ku do të kemi shtim të vranësirave të cilat do të krijojnë kushte për reshje të dobëta shiu dhe ulje të maksimaleve për 3 gradë celcius deri 4 gradë celcius raporton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lajme

29/09/2014 00:40

Temperaturat minimale do të luhaten nga 6 deri në 9 gradë celcius, kurse, maksimalet e ditës do të luhaten nga 19 deri në 22 gradë celcius. 

E për ditën e nesërme temperatura minimale do të jetë në Pejë, Podujevë e Gjilan me 6 gradë celcius, derisa maksimalja do të shënohet në Prizren e Gjakovë me 21 gradë celcius 

Në vazhdim në tabelën vijuese keni vlerat e temperaturave minimale dhe maksimale për qytetet kryesore të Kosovës për 29 dhe 30 shtator 2014.