Javën e ardhshme, në Serbi nisë skanimi i dokumenteve kadastrale për Kosovën

Autoriteti i Gjeodezisë në Serbi, ka bërë të ditur sot se të martën e ardhshme do të nisë projekti i skenimit të dokumenteve kadastrale të Kosovës, pjesë e projektit “Shkëmbimi i të dhënave kadastrale mes Kosovës dhe Serbisë”.

Lajme

12/06/2015 13:37

Në kuadër të këtij projekti, do të hapet edhe një objekt i rinovuar, ku do të realizohet skenimi i të gjitha këtyre dokumenteve, i cili do të ketë një siguri të lartë.

Mediat serbe bëjnë të ditur se ky projekt është pjesë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, i ndihmuar nga Bashkimi Europian, transmeton lajmi.net.

BE ka nënshkruar një marrëveshje me autoritetet serbe për realizimin e këtij projekti, që kap shumën e 3 milionë eurove. (lajmi.net)