Javë më e ngrohtë dhe me shumë diell

Gjatë ditëve të fundit të muajit shtator dhe ditëve të para të tetorit, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave me presion të lartë, derisa masat e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajonin tonë, gradualisht do të zëvendësohen me masa më të ngrohta ajrore që po vijnë nga Afrika veriore.

Lajme

27/09/2016 08:09

Do të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell, të martën nëpër lugina dhe përgjatë rrjedhës së lumenjve, vende-vende mund të ketë mjegull në orët e mëngjesit, raporton Prishtina Weather.

Temperaturat do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme, me minimale që do të luhaten nga 5C deri në 9C, e maksimale nga 19C, të martën, deri në 26C në fundjavë.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja 1-4m/s. derisa shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale./ Lajmi.net