‘Java e Grave’, fillojnë aktivitetet

Sot mbahet ceremonia e hapjes së aktivitetit vjetor “Java e Grave”. “Java e Grave” është një ngjarje vjetore në nivel kombëtar që filloi në vitin 2012 si pilot projekt i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) me mbështetje të USAID-it.

Lajme

19/03/2018 07:43

Ky aktivitet sjellë së bashku një grup ndëretnik prej më shumë se 100 grave përfaqësuese të partive politike, shoqërisë civile, bizneseve, mediumeve dhe të botës akademike.

Tema e sivjetshme është Qeverisja Llogaridhënëse.  Pjesëmarrësit vijnë nga të gjitha segmentet e shoqërisë për të marrë pjesë në një program njëjavor ku do të krijojnë lidhje të reja dhe forcojnë shkathtësitë e tyre të udhëheqjes, të të folurit publik dhe të politikëbërjes.