I jashtëzakonshëm, ky është Mercedes Brabus 850 6.0 Cabrio me 838KF (FOTO)

Ky model e bën Mercedes AMG S63 të duket si kafshë e zbutur shtëpie.

Auto & Tek

20/06/2016 14:26

Në garën 24 orëshe në La Sarthe, Brabus debutoi me modelin Mercedes Barabus 850 Cabrio. Ky model është i bazuar në Mercedes AMG S63 Cabrio, por në vend të motorit 5.5-litër V8 me turbo të dyfishtë dhe 577kf, versioni nga Brabus vjen me motor 6.0-litër me 838kf.

Përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin për 3.5 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 350km/h. Kjo e benë këtë model më të shpejtin Cabrio me 4 ulëse. Brabus thanë se gomat nuk do të mund të duronin shpejtësi më të madhe se kjo.