lajmi.net

‘Jashtëtokësori’ shkëlqen në fitoren e Barcelonës (Video)

Lionel Messi ka luajtur një tjetër deshje perfekte, teksa Barcelona e ka shkatërruar Bilbaon në San Mames me rezultat të lartë prej 5-2.

Sport

08/02/2015 22:48

Messi në minutën e 15’ dhe Suarez në minutën e 26’ shënojnë për epërsinë e hershme të Barcelonës.

Në pjesën e dytë vijnë pesë gola tjerë. Rico 59’ dhe Aduriz 66’ shënojnë për vendasit teksa për Barcelonën shënuan De Marcos autogol (62’) Neymar 64’ dhe Pedro 86’.

Me këtë fitore, Barcelona është në vendin e dytë të La Ligas me 53 pikë, një më pak se Real Madridi që është ende lider i tabelës.

Video

‘Jashtëtokësori’ shkëlqen në fitoren e Barcelonës (Video)

Barcelona ka shënuar fitore të lartë me rezultat 6-0 në udhëtim te Elche, teksa Messi ka shkëlqyer në këtë takim me dy gola dhe dy asistime.

Sport

24/01/2015 19:50

Në pjesën e parë, Barcelona shënoi vetëm një gol me anë të mbrojtësit, Pique në minutën e 35’.

Pjesa e dytë ishte bombarduese për Messin i cili asistoi dy herë te Neymari (69’ 71’) dhe shënoi dy gola tjerë në minutën e 55’ dhe 88’. Pedro në minutën e 93′ shënon për 6-0.

Me këtë fitore, Barcelona është në kuotën e 47 pikëve, një më pak se Reali që është në vendin e parë me një ndeshje më pak të luajtur.

Video

LM