Jashari: Shpresoj që kjo të mos jetë lojë politike

Ish-përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta, Xhavit Jashari, pas shtyrjes së seancës për rastin “Veteranët e rrejshëm”, ka uruar që i gjithë ky proces të mos jetë lojë politike.

Lajme

28/01/2019 11:08

Ish-përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta, Xhavit Jashari, i cili është në mesin e të pandehurve për rastin “veteranët e rrejshëm”, ka deklaruar se e gjithë kjo mund të jetë lojë politike, raporton lajmi.net.

“Mendimi im është që të mos jetë një lojë politike, sepse veteranët kanë dhënë një kontribut dhe fal tyre sot jemi të lirë. Do të kisha dëshirë që të mos ishte lojë politike. Sepse pas përfundimit të luftës të gjitha proceset kanë qenë të montuara politikisht. Ju e dini që gjeneral të luftës kanë përfunduar në burgje”, deklaroi Jashari pas seancës.

Ai ka thënë se në Komisionin për verifikimin e veteranëve nuk ka pasur rol vendimmarrës. /Lajmi.net/