Jashari për ushtrinë: Jetësim i amanetit të shumë gjeneratave!

Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt njëherësh djali i dëshmorit legjendar Hamëz Jashari ka uruar Kosovën për kalimin në leximin e parë të tri projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Lajme

18/10/2018 19:14

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka mirëpritur kalimin në leximin e parë të tri projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, shkruan lajmi.net.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se themelimi i ushtrisë së Kosovës është jetësim i amanetit të shumë gjeneratave.

Postimi i plotë i Jasharit pa ndërhyrje:

Gjaku i derdhur i shumë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica shumëvjeçare, angazhimi i secilit të kontribuojë në shtet-ndërtimin e Kosovës, si dhe mbështetja e miqve tanë ndërkombëtarë, u finalizuan me votim në Parlamentin e Kosovës, për Ushtrinë e Kosovës.

Jetësim i amanetit të shumë gjeneratave!

Urime të gjithëve!. /Lajmi.net/