Jashari: Mosharmonizimi i ligjeve, kancer për sistemin e drejtësisë – Lajmi.net
Jashari: Mosharmonizimi i ligjeve, kancer për sistemin e drejtësisë
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 23:57, 8 April 2018
Emisioni i fundit “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin, i cili ngre pikëpyetje të mëdha rreth bazës ligjore mbi të cilën Policia e Kosovës është duke shqiptuar gjoba të larta në trafik.

Mosharmonizimi i Ligjit për rregullat e trafikut rrugor dhe Ligjit për kundërvajtje, që ka hyrë në fuqi në muajin janar, po shihet me dilema edhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Kreu i këtij institucioni, Hilmi Jashari, tha se kjo është shkelje e rëndë.

“Kjo është shkelje e rëndë e këtij parimi të sigurisë juridike që është përgjegjësi në rend të parë e Kuvendit dhe e vetë Qeverisë që merret me zbatimin e ligjeve dhe aq më tepër nëse ka pasë detyrim ligjor për të bërë ndryshimet në pajtim me një ligj që është bërë me vonë. Dhe nëse kjo nuk ndodh qytetarëve në rend të parë u shkelet e drejta”, tha Jashari.

“Në rend të dytë, kjo situatë jep mundësi për keqpërdorim shumë të rëndë të ligjit, zbatuesve të ligjit ose në atë që ka zbatim selektiv të së drejtës dhe është kërcënim shumë i rëndë i asaj që mund ta quaj kanceri i sistemit juridik”, potencon Avokati i Popullit.

Nene të ligjeve tjera me Ligjin e kundërvajtjes nuk janë  harmonizuar ende edhe pse Ligji për kundërvajtje ka filluar të zbatohet.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO