Jashari kërkon pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe

Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt ka ftuar institucionet që ta respektojnë kërkesën e SHBA’së për taksën ndaj produkteve serbe.

Lajme

15/02/2019 22:21

Ai ka thënë se pezullimi i taksës do të ishte një veprim i qëlluar për ta tejkaluar situatën në të cilën ndodhet Kosova.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re’ me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë, Jashari ka vlerësuar se gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur shumë gjëra pozitive, duke kulmuar me vendimin për ushtrinë e Kosovës.

Megjithatë, ai ka shprehur edhe kritika për punët që nuk janë bërë siç duhet.

Bekim Jashari i ka bërë thirrje spektrit politik për unifikim rreth temave të mëdha.

Sipas tij, duhet të hiqet dorë prej inateve politike kur është në pyetje e ardhmja e Kosovës dhe qytetarëve të saj.