Jashari e Lladrovci urojnë kryetarin e Kërçovës, e ftojnë për bashkëpunim

Kryetarët e Skënderajt dhe Drenasit, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, kanë uruar kryetarin e Kërçovës, Fatmir Deharin, për mandatin e dytë në krye të komunës. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko.

Lajme

18/11/2017 21:02

 

Jashari e Lladrovci e ftuan z. Deharin për vizitë në dy komunat e Drenicës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në lëmin ekonomik.

Për këtë vizitë, z. Lladrovci ka bërë një postim në rrjetin social si më poshtë:

“Kryetarin Fatmir Dehari, së bashku me Bekim Jasharin dhe Pandeli Majkon e uruam për mandatin e dytë në krye të Kërçovës. E përgëzuam për suksese dhe mbarësi në komunën dhe punët që udhëheq.

Fatmirin e kemi pasur si anëtar të familjeve tona sepse që nga mosha 17 vjeçare, ishte i kyçur në rezistencën kombëtare dhe më vonë, ndër të parët në radhët e çlirimtarëve. Personalitet i paepur. Urime Kërçova!

Suksese Fatmir!”