Jashanica tregon se në cilën ligë do të transferohet

Bajram Jashanica e ka nisur nga stoli, takimin ndaj Dinamos së Kievit, pasi sapo është rikthyer nga një dëmtim që e mbajti jashtë fushave të lojës për disa ditë. Qendërmbrojtësi është futbollisti i radhës I cili pritet të shitet nga klubi korçar.

Sport

23/11/2017 23:21

Në një deklaratë për “Supersport”, ai pranon se është në bisedime, për një largim në merkaton e janarit.

“Është e vërtetë që po negociohet për shitjen time. Nuk kam pse e fsheh, të gjithëve na pëlqen një aventurë në Evropë”, ka deklaruar Jashanica.

“Është ende herët për të treguar një emër konkret, por kam besim se klubi im i ardhshëm do të jetë në Rusi apo Belgjikë”.