Japonia prezanton qiellgërvishtësin më të lartë në botë

Japonia planifikon të ndërtojë një qiellgërvishtës të jashtëzakonshëm në megaqytetin e ri që do të quhet “Tokjo i ri”.

Bota

07/02/2016 15:41

Ndërtesa do të jetë e lartë 1700 metra, pra më shumë se dyfishi i ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa, e cila gjendet në Dubai dhe është 828 metra.

Burj Khalifa

Struktura gjigante do të vendoset në qendër të qytetit të ri futuristik, i cili planifikohet t’u rezistojë ndryshimeve klimatike. Qiellgërvishtësi do të mirëpresë 55 mijë njerëz, të cilët do të kenë akses në qendrat tregtare, restorantet, hotelet, palestrat dhe klinikat shëndetësore. Ndërtesa do të ketë një formë gjashtëkëndore, pasi është forma më rezistente, bën me dije arkitekti i saj.

Ashensorët nuk do të funksionojnë vetëm në mënyrë vertikale, por edhe horizontale, duke lidhur apartamentet mes tyre.

Qyteti pritet të përfundojë tërësisht në vitin 2054. /shekulli