Japonia merr masa për mbrojtjen e 50 mijë trupave amerikane, të vendosura pranë Koresë së Veriut

Japonia po shqyrton ndalimin e fluturimit të dronëve mbi bazat ushtarake amerikane, mes frikës së një sulmi terrorist të viktimave në masë.

Bota

29/12/2017 23:20

Sipas ligjit japonez, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dronët nuk lejohen të fluturojnë mbi objektet kyçe si zyra e kryeministrit dhe Pallati Perandorak në Tokio.

Megjithatë, dronët nuk janë të kufizuar nga fluturimi në mbi 80 objektet ushtarake amerikane të vendosura në të gjithë Japoninë.

Në një masë për të mbrojtur 50,000 trupat amerikane të bazuara atje, ministria e mbrojtjes e Japonisë ka propozuar kufizimin e përdorimit të dronëve mbi këto objekte.
Nëse nuk vendoset rregullore, dronët mund të përdoren për të kryer sulme terroriste shkatërruese në bazat ushtarake amerikane, ka thënë një zyrtar i lartë i ministrisë së mbrojtjes.

“Është përgjegjësia e qeverisë japoneze për t’i ofruar sigurinë ushtrisë amerikane”, citohet të ketë thënë ai. “Duhet të shqyrtojmë hapat e nevojshëm [për të adresuar problemin]”.

Koreja e Veriut – e vendosur 1,043 km larg Japonisë – ka rreth 300 dronë sulmesh në dispozicion të saj, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara.
Por dezertorë të regjimit kanë pohuar se kombi komunist ka më shumë se 400 dronë të aftë për të bartur armë biologjike dhe kimike.

Njëri ndër ta, Jinmyeong Han, i cili u arratis nga shteti totalitar i Kim Jong-un në vitin 2015, tha se dronët po mbahen nën tokë për të shmangur zbulimin nga jashtë.

“Mendimi im është se Koreja e Veriut ka 300-400 dronë të tillë”, ka thënë tutje ai.
Ndërsa tensionet midis SHBA-ve dhe Koreja e Veriut arrijnë në nivelin “e etheve”, admirali Harry Harris, kreu i Komandës së Paqësorit të SHBA, ka bërë thirrje për rregullimin e çështjes së pilotëve.

Harris i kërkoi ministrit japonez të mbrojtjes Itsunori Onodera të kufizojë përdorimin e dronëve mbi bazat ushtarake amerikane gjatë një takimi në Tokio në nëntor.