Japonia mbështet projektin e Bahtirit për fabrikën e kërpudhave

Japonia do të mbështes projektin për ndërtimin e fabrikës së kërpudhave në Mitrovicë. Kjo mbështetje ka ardhur nga Ryo Nakamura, Drejtori në Divizionin për Evropën Juglindore dhe Qendrore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë. 

Lajme

08/11/2014 15:33

Japonia i ka dhënë mbështetje projektit për hapjen e fabrikës së kërpudhave në Mitrovicë, premtim të cilin e ka dhënë kryetari i kësaj komune Agim Bahtri, gjatë fushatës për zgjedhjet komunale.

Drejtori i Divizionit për Evropën Juglindore dhe Qendrore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë, Ryo Nakamura, i cilisot ka qëndruar në Mitrovicë, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Japoni Ahmet Shala, ka thënë se nëse biznesi më kërpudha ka sukses, ky mund të jetë sinjal për bizneset japoneze për të investuar në Kosovës.

“Nëse biznesi me kërpudha do të ketë sukses këtu në Mitrovicë, do të jetë ky një sinjal i mirë për bizneset e Japonisë që të investojnë në Mitrovicë dhe Kosovë”.

“Ne jemi të gatshëm që të ju mbështesim në këtë drejtim, por edhe të bashkëpunojmë në drejtim të zhvillimit ekonomik të komunës, demokracisë dhe forcimit të paqes midis komuniteteve”, ka thënë Nakamura, pas takimit me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri.

Ndërsa ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, tha se kjo vizitë e Nakamaura është shumë e rëndësishme, si në aspektin politik e ekonomik, ashtu edhe në aspektin e forcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se fal punës se institucioneve dhe vetëdijesimit të qytetarëve të të gjitha përkatësive etnike, gjendja e sigurisë është dukshëm më e relaksuar, gjë që tregon edhe numri gjithnjë e më i vogël i incidenteve ndëretnike.

Ai njoftoi mysafirët edhe për formimin e Zonës së Lirë ekonomike në Frashër, si dhe për përgatitjet që po bënë për ndërtimin e fabrikave për prodhimin e kërpudhave, ku do të investojnë biznesmenë nga Koreja e Jugut dhe Japonia, që është investim shumë i madh dhe i parë i këtillë në Kosovë.

Bahtiri bashkë me mysafirët kanë shëtitur këmbë në qytet dhe kanë dalë deri në cepin verior të urës kryesore mbi Ibër, por nuk e kaluan atë.