Japonia kthen tokën e papunuar në fusha të energjisë diellore (Foto)

Prodhuesi japonez i elektronikës Kyocera ka prezantuar planin për t’i kthyer tokat e papunuara në burime të energjisë diellore.

Auto & Tek

28/07/2015 16:50

Projekti i Kyocera ka filluar të zhvillohet, dhe pritet që përmes kësaj shpikje të prodhohen 23 megavat energji nga një tokë e braktisur në prefekturën e Kiotos.

Kur ky projekt të përfundojë më 2017, energjia e mjaftueshme do të gjenerohet tek rreth 8,100 shtëpi, transmeton Lajmi.net.

golf-solar_1024

Dhe kompania nuk e ka në plan që të ndalet me kaq, ajo planifikon që të zhvillojë edhe shumë hapësira të tjera të tokave, në mënyrë që të fuqizohen me energji rreth 30,000 shtëpi.

Energjia bërthamore nuk po shihet më si alternativë prej katastrofës që ndodhi në Fukushima më 2011. Duke iu kthyer energjisë diellore, vendi do të marr një alternativë ekologjikisht më miqësore. (Lajmi.net)