Japonia do t’i dhurojë QKUK-së, pajisje në vlerë 1.1 milion euro

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, ka pritur sot në takim pune përfaqësuesit e Qeverisë japoneze.

Lajme

24/04/2018 15:27

 

Ky takim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës, ku shteti japonez kandarë një donacion për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në vlerë prej 1.1 milion euro, për pajisje të ndryshme mjekësore.

“Nga ky donacionin do të përfitojnë; Klinika e Neurologjisë ku do të pajiset me CT -16 shtresore dhe një ultrazë dopler për ekzaminime neurologjike, Klinika e Gastroenterolgjisë do të përfitoj nga ky donacion një aparat për gastroskopi dhe kollonoskopi, Klinika Infektive një rentgen digjital, Klinika e Urologjisë, do të pajiset me Urotroskop fleksibil, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me ultrazë dopler, dhe në Klinikën e Pulmologjisë me një bronkoskop”, thuhet nw njoftimin e QKUK-së.

Drejtori i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu falënderoj zyrtarët e Qeverisë japoneze për ndihmesat e deritashme. Po ashtu edhe për donacionin dhe bashkëpunimin e deritashëm që ka pasur dhe vazhdon të ketë me Qeverinë japoneze./Lajmi.net/