Japonia dhe Senegali ndahen baras

Kombëtarja e Japonisë dhe ajo e Senegalit kanë ndarë pikët duke barazuar 2:2 në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Sport

24/06/2018 18:51

Përballja e grupit H solli momente interesante, lojë të bukur dhe katër gola.

Mane në minutën e 11’ kaloi në epërsi Senegalin, ndërsa Inui në minutën e 34’ shënoi për 1:1.

Senegali edhe në pjesën e dytë kaloi në epërsi kur Wague në minutën e 71’ shënoi për 1:2, ndërsa Keisuke Honda barazoi në 2:2 në minutën e 78’.

Pas dy ndeshjeve, këto dy kombëtare kryesojnë në grupin H me nga katër pikë./Lajmi.net/