Japoni: Për vetëm 2 ditë, punëtorët riparuan gropën në mes të qytetit (Foto)

Një vrimë 30 metra e thellë në Fukuoka të Japonisë, e cila është hapur për riparime të një tubi të ujërave të zeza, ka bërë të pamundur ecjen e njerëzve dhe veturave, megjithatë kjo nuk zgjati shumë.

Bota

15/11/2016 10:02

Incidenti ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe sinjale të ndërprera të telefonit, gazit dhe furnizimit me ujë, por gjithçka u kthye në normalitet për një kohë të shkurtër, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Për vetëm 48 orë, pra dy ditë, vrima e madhe u mbyll menjëherë.

Një demonstrim tipik japonez, mjeshtëri dhe efikasitet, që bënë këta punëtorë të veçantë, pasi puna e tyre ka mahnitur të gjithë.

Rruga u rihap për trafikun dhe këmbësorët, në mëngjesin e sotëm, madje zyrtarët lokalë deklaruar se rruga është riparuar shpejtë dhe sigurt.

Shpejtësia e punëtorëve ka mahnitur edhe njerëzit, e kjo nuk u la pa u shpërndarë edhe në rrjetin social Twitter.

Shumë prej tyre shkruan: “Jam i befasuar, rruga u hap me vetëm dy ditë punë!”.

“Mbresëlënëse, ishte punë e shpejtë dhe e mirë”, ka shkruar një tjetër.

Shpejtësia e punës së tyre, solli edhe kujtime të përpjekjeve për rihapjen e rrugëve tjera të dëmtuara. /lajmi.net

Work on sinkhole in front of JR Hakata Station

Image result for Japan