Japoni – Brazil, mbyllet me 4 gola

Brazili pa problem shënoi fitore ndaj Japonisë me rezultat 3:1.

Sport

10/11/2017 14:55

Brazili ka mposhtur Japoninë me rezultat 3:1 në ndeshjen miqësore.

Neymar realizoi nga penalltia por humbi një tjetër te skuadra braziliane.

Marcelo dhe Gabriel Jesus realizuan dy golat e tjerë për fitoren e pakontestueshme të Brazilit, përcjell “lajmi.net”.

Golin e vetëm për Japoninë e shënoi Tomoaki Makino. /Lajmi.net/