Japonezët kapin pamjen e vërtetë të Tokës (Foto)

Ngjyra e vërtetë e Tokës është ‘zbuluar’ në detaje nga një satelit japonez i motit i cili mund të revolucionarizojë parashikimin e motit.

Fun

15/07/2015 09:27

Nga një distancë prej 35,790km, sateliti tregon se si duket planeti ynë në të vërtetë pa ndonjë filtër apo editim të fotografisë.

Sateliti arriti që t’i kapë karakteristikat e Tokës më mirë se satelitët e tjerë deri më tani, duke marrë imazhe të Tokës çdo minutë, transmeton Lajmi.net.

Imazhi i Tokës ishte kapur nga sateliti i motit në Japoni, i cili ishte lansuar më 7 tetor 2014 dhe thuhet se është i pari që ka shfaqur ngjyrat e vërteta të Tokës.

Dhe rezolucioni i lartë i fotografisë gjithashtu shfaqë në detaje pamjet në Tokë, duke përfshirë retë, oqeanet dhe shkretëtirat e Australisë. (lajmi.net)

2A87EBC500000578-3161277-image-a-3_14369047884985ae7919c0abb8448543a6bb8c58760348f20a290