Japonezët e pastrojnë stadiumin

Tifozët japonezë kanë dhënë shembull pas ndeshjes me Bregun e Fildishtë. Ata i kanë hequr mbeturinat që gjendeshin në stadium, duke treguar kulturë të lartë.

Sport

16/06/2014 15:28

Stadiumet e futbollit gjithmonë bëhet me bërllok, pas ndeshjeve, nga gjësendet që i hanë shikuesit.

Mirëpo, tifozët japonezë kanë treguar kulturë të lartë, duke marrë thasë dhe duke i hequr mbeturinat, pas ndeshjes që përfaqësuesja e tyre e zhvilloi ndaj Bregut të Fildishtë.

Definitivisht, aziatikët kanë dhënë shembull për pastërti, të cilin do të ishte mirë ta ndjekin edhe tifozët e ekipeve tjera pjesëmarrëse të Botërorit, i cili po mbahet në Brazil.