Japonezët do të shijojnë verëra të Kosovës

Valdrin Lluka, drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Kosovës, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka deklaruar se kanë arritur një marrëveshje me një kompani japoneze për të eksportuar pije alkoolike në Japoni.

Lajme

27/08/2014 17:56

Lajm i mirë, në fakt shumë i mirë. Këtë javë kemi arritur marrëveshjen me një distributor japonez të pijeve alkoolike që të eksportojmë nga Kosova, ka shkruar Lluka në Facebook.

“Pas një testi të suksesshëm të disa llojeve të verërave kosovare, që kanë rezultuar si shumë të mira, javën që vjen do të dërgohet porosia e parë me etiketë në gjuhën japoneze”.

Lluka ka njoftuar se e gjithë kjo vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes MTI-KIESA-s dhe Ambasadës së Kosovës në Tokio, e cila udhëhiqet nga ambasadori Ahmet Shala.