Japonezët do të identifikojnë ndotësit e ajrit në Prishtinë

Ekspertë japonezë bashkë me ata vendës brenda këtij muaji do të nisin një hulumtim të mirëfilltë për identifikimin e ndotësve të ajrit në Prishtinë. Kështu janë marrë vesh sot ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, dhe përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (JICA)

Lajme

12/02/2018 17:48

“Me këtë hulumtim do të kuptohet se kush në të vërtet është ndotës më i madh i ajrit dhe në çfarë periudha kohore”, deklaroi ministrja Reshitaj, pas takimit të sotëm me këta ekspertë.

Siç bën të ditur kjo ministri, në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet JICA-s dhe MMPH-së si dhe projektet të cilat i mbështetë kjo agjenci.

Ministrja Reshitaj e përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze u koordinuan që brenda këtij muaji të nisë një hulumtim i mirëfilltë me të cilin do të identifikohen ndotësit e ajrit.

“Me këtë hulumtim do të kuptohet se kush në të vërtet është ndotës më i madh i ajrit dhe në çfarë periudha kohore”, deklaroi  Reshitaj.

Ministrja e Mjedisit kërkuar që hulumtimi të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe të përmbajë të dhëna të detajuara, në mënyrë që pastaj të jetë më i lehtë orientimi dhe fokusimi i masave për përmirësim të ndotjes së ajrit.

Ndërkaq, eksperti për monitorimin e cilësisë së ajrit nga Japonia, Keiichi Takahashi, ka potencuar se aktualisht nuk ka të dhëna të sakta të ndotësve të ajrit në rajonin e Prishtinës.