Januzaj zgjedh Shqipërinë?

Adnan Januzaj nuk dëshiron t’i bashkohet Belgjikës, pasi familja dhe miqtë e tij janë duke e këshilluar të luajë për Shqipërinë. Mesfushori ofanziv i Manchester Unitedit, i cili debutoi në Premierligë kundër Crystal Palace të shtunën ka mundësi të zgjedh mes Belgjikës dhe Shqipërisë. Por, pavarësisht insistimit nga Federata belge e Futbollit që 18-vjeçari t’i…

Sport

20/09/2013 13:17

Adnan Januzaj nuk dëshiron t’i bashkohet Belgjikës, pasi familja dhe miqtë e tij janë duke e këshilluar të luajë për Shqipërinë.

Mesfushori ofanziv i Manchester Unitedit, i cili debutoi në Premierligë kundër Crystal Palace të shtunën ka mundësi të zgjedh mes Belgjikës dhe Shqipërisë.

Por, pavarësisht insistimit nga Federata belge e Futbollit që 18-vjeçari t’i bashkohet atyre, Januzaj është duke konsideruar mundësinë e inkuadrimit në ekipin kuq e zi, raporton e përditshmja britanike Daily Telegraph.

Derisa Manchester United është i qetë rreth vendimit të Januzajt sa i përket përfaqësueses ndërkombëtare, futbollisti tani përballet me një dilemë nëse të pranojë rastin të luajë për Belgjikën në Kampionatin botëror 2014 ose të rrezikojë të mungojë në garën e rëndësishme duke zgjedhur Shqipërinë, shkruan Daily Telegraph.