Januzaj vs Giggs

Të dy janë bashkëlojtarë dhe luftojnë për të rikthyer Manchester Unitedin në rrugën e duhur pas rezultateve dëshpëruese deri më tani gjatë këtij sezoni. Por, Ryan Giggs dhe Adnan Januzaj janë ndeshur mes vete në një ballafaqim të shkathtësisë. Dyshja mori pjesë në ‘DHL Trick Challenge’ në kompleksin stërvitor të ekipit të martën. Dhe, të…

Sport

05/03/2014 12:53

Të dy janë bashkëlojtarë dhe luftojnë për të rikthyer Manchester Unitedin në rrugën e duhur pas rezultateve dëshpëruese deri më tani gjatë këtij sezoni.

Por, Ryan Giggs dhe Adnan Januzaj janë ndeshur mes vete në një ballafaqim të shkathtësisë. Dyshja mori pjesë në ‘DHL Trick Challenge’ në kompleksin stërvitor të ekipit të martën.

Dhe, të sfiduar edhe nga një lojtar i stilit të lirë, Giggs dhe Januzaj u munduan të kopjojnë atë që bëri ai, e më pas i ndërruan rolet.

Së fundmi kanë qarkulluar krahasime mes stilit të lojës së uellsianit dhe kosovarit, edhe pse 19-vjeçari Januzaj ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni, pavarësisht rezultateve të dobëta të Unitedit nën drejtimin e menaxherit të ri David Moyes.