Januzaj vishet kuq, por me Belgjikën

Adnan Januzaj e ka veshur fanellën e kuqe të hënën mbrëma, por nuk bëhet fjalë për atë të Kombëtares shqiptare. Mesfushori kosovar debutoi me Belgjikën, duke dhuruar spektakël.

Sport

27/05/2014 00:11

Adnan Januzaj ka debutuar me fanellën e kuqe, por jo me atë që prisnin krejt shqiptarët. Mesfushori kosovar debutoi me Belgjikën, në fitoren 5:1 ndaj Luksemburgut, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma.

19 vjeçari u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë në vend të Eden Hazard, duke bërë disa lëvizje fantastike, me të cilat i kënaqi shikuesit e pranishëm në stadium.

Ylli i Manchester Unitedit pritet të marrë pjesë në Botëror me Belgjikën, pasi hoqi dorë nga opsionet tjera si Anglia, Shqipëria, Kosova dhe Turqia.