lajmi.net

Januzaj, top futbollist

Juan Mata ka thënë se është duke ndërtuar bashkëpunimin e tij me Wayne Rooneyn dhe Robin van Persien duke insistuar se top futbollistët janë në gjendje të luajnë së bashku me këdo. Ai po ashtu nuk harron pa lavdëruar edhe yllin kosovar Adnan Januzaj. Reprezentuesi spanjoll thotë se ndihet rehat në United pas transferimit në…

Sport

08/02/2014 09:53

Juan Mata ka thënë se është duke ndërtuar bashkëpunimin e tij me Wayne Rooneyn dhe Robin van Persien duke insistuar se top futbollistët janë në gjendje të luajnë së bashku me këdo.

Ai po ashtu nuk harron pa lavdëruar edhe yllin kosovar Adnan Januzaj. Reprezentuesi spanjoll thotë se ndihet rehat në United pas transferimit në klub gjatë afatit kalimtar të janarit për 37.1 milionë funte.

Dhe, pranon se i pëlqen të luajë së bashku me futbollistë të kalibrit të Rooneyt dhe Van Persiet, si dhe talentit të madh Adnan Januzaj.

“Ne jemi duke punuar rreth disa gjërave në stërvitje në mënyrë që të bashkëpunojmë më mirë dhe të kuptohemi më mirë mes vete”, deklaroi Mata për MUTV.

“Por, kur flisni për futbollistë si ata, ata janë top futbollist dhe është lehtë të luani me ta. Treshja, Robin, Wayne dhe Adnan, janë futbollistë të mrekullueshëm dhe është kënaqësi të luaj së bashku me ta. Dua të jap maksimumin që të ndihmoj ekipin. Në pozitën time kryesore në fushë, detyra ime është të asistoj dhe të shërbej raste për sulmuesit. Por, nëse mund të shënoj, atëherë edhe më mirë”, u shpreh ai.

Januzaj, top futbollist

Fabio da Silva nuk dyshon se Adnan Januzaj e ka mentalitetin e duhur për tu përballur me vëmendjen në Manchester United, pavarësisht moshës 18-vjeç. Braziliani ishte në moshë të njëjtë me kosovarin kur debutoi me Unitedin më 2009 dhe e di mirë se me çka përballet Januzaj, pas paraqitjes fantastike në debutimin e tij në…

Sport

15/09/2013 21:11

Fabio da Silva nuk dyshon se Adnan Januzaj e ka mentalitetin e duhur për tu përballur me vëmendjen në Manchester United, pavarësisht moshës 18-vjeç.

Braziliani ishte në moshë të njëjtë me kosovarin kur debutoi me Unitedin më 2009 dhe e di mirë se me çka përballet Januzaj, pas paraqitjes fantastike në debutimin e tij në Premierligë të shtunën, në fitoren 2-0 ndaj Crystal Palace.

Fabio ka paralajmëruar se rruga përpara nuk do të jetë e lehtë, por ai ka parë mjaft nga Januzaj për të konkluduar se bëhet fjalë për një futbollist që premton shumë.

“Kur ju hyni në ekipin e parë është shumë vështirë”, deklaroi mbrojtësi brazilian. “Por, ai e ka mentalitetin e duhur për tu përballur me presionin. Ai mund ta tejkalokë”, shtoi Fabio.

Pas një afati kalimtar të verës ku United dështoi të sjellë përforcime të mëdha, Januzaj mund të jetë element i rëndësishëm.

“Ai është top futbollist. Ai është ende i ri por di të driblojë, të godet dhe të krosojë. Ai është djalosh i mençur. Ai do të kontribojë shumë për Manchester Unitedin këtë sezon, por edhe në të ardhmen”, përfundoi Fabio.

LM