Januzaj, titullar kundër Sunderlandit?

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është i gatshëm të inkuadrojë Adnan Januzajn kundër Sunderlandit në fundjavë. Tabloidi britanik The Mirror ka njoftuar të enjten se Moyes planifikon të aktivizojë kosovarin nga minuta e parë në duelin kundër Sunderlandit të shtunën. Januzaj ka rënë në sy me disa paraqitje pozitive si rezervist, deri më tani…

Sport

03/10/2013 18:30

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është i gatshëm të inkuadrojë Adnan Januzajn kundër Sunderlandit në fundjavë.

Tabloidi britanik The Mirror ka njoftuar të enjten se Moyes planifikon të aktivizojë kosovarin nga minuta e parë në duelin kundër Sunderlandit të shtunën.

Januzaj ka rënë në sy me disa paraqitje pozitive si rezervist, deri më tani gjatë këtij sezoni, por duket se ka fituar garën me Shinji Kagaëan dhe Wilfreid Zahan për të qenë titullar në duelin e radhës.

Tani, Moyes beson se Januzaj mund t’i jap skuadrës një shtytje shtesë për të dalë nga kriza e rezultateve në Premierligë prej tri humbjeve në gjashtë xhirot e para.