Januzaj të huazohet te Interi?

Anësori i Manchester United, Adnan Januzaj besohet se mund të huazohet te gjiganti italian, Interi.

Sport

13/12/2014 23:19

Siç duket një gjë është e sigurtë për të ardhmen e Januzajt. Ai do të largohet nga United për tu huazuar te ndonjë skuadër tjetër.

Në fillim është përfolur një huazim i Januzajt te Real Sociedadi, pasi ai pëlqehet shumë nga ish-trajneri i United, David Moyes.

Sidoqoftë, tani mediat kanë filluar të publikojnë lajmin se Januzaj mund të huazohet te Interi. Skuadra nerazzure është interesuar për të siguruar shërbimet e tij.