Januzaj si Pogba

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar interesimin për mesfushorin e talentuar kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, që mahniti të gjithë me dy golat e tij në fitoren 2-1 ndaj Sunderlandit të shtunën, në debutimin e tij si titullar në Premierligë. Bianconerët në verën e vitit të shkuar transferuan nga Manchester United…

Sport

10/10/2013 13:00

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar interesimin për mesfushorin e talentuar kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, që mahniti të gjithë me dy golat e tij në fitoren 2-1 ndaj Sunderlandit të shtunën, në debutimin e tij si titullar në Premierligë.

Bianconerët në verën e vitit të shkuar transferuan nga Manchester United talentin francez Paul Pogba i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme.

Pogba erdhi si futbollist i lirë dhe Marotta ka pranuar se Juventus dëshiron ta angazhojë edhe Januzajn, në rast se ai nuk e vazhdon kontratën në Old Trafford që është e paraparë t’i skadojë në fund të këtij sezoni.

“Një tjetër transferim si ai i Pogba? Edhe mundet, nuk e kuptoj se si me këtë lojtar kanë arritur në vetëm tetë muaj nga skadimi i kontratës pa e gjetur ende marrëveshjen”, ka thënë Marotta për Calciomercato.com.

Januzaj spekulohet se kërkohet edhe nga klube të tjera të mëdha evropiane përfshirë Manchester Cityn dhe Barcelonën.